January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

I rrahin dy persona dhe ua marrin mbi 2 mijë euro – Si ndodhi grabitja në një shtëpi në Prishtinë – Sinjali

1 min read

Një vjedhje grabitqare ka ndodhur më 27 maj në rrugën “Nazim Qena” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali
nga burimet brenda Policisë, dy persona ka raportuar se disa të dyshuar, të
panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tyre dhe derisa kanë sulmuar ata
fizikisht, ua kanë grabitur rreth 2100 euro.

Për shkak të lëndimeve
të marra, burimet e Sinjalit njoftojmë se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja dyshohet
të ketë ndodhur pas orës 23:00 të 27 majit.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali