January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Interi veçon tifozët shqiptarë, poston në rrjetet sociale festën e madhe në Tiranë

1 min read

Interi ka postuar një video atraktive dhe të bukur të tifozëve shqiptarë, të cilët festuan titullin e fituar në Serie A për sezonin 2020/21.

Nerazzurrët fituan para disa javësh titullin kampion në Serie A, duke çuar në 19 numrin e Scudettove në histori të klubit.

Kjo Scudetto erdhi pas plot 11 viteve dhe festa ishte e madhe nga çdo tifozë i Interit anë e kënd botës.

Festa e tillë ishte edhe në Shqipëri apo më saktë në Tiranë, ku organizator ishin pikërisht grupi zyrtar “Inter Club Albania”.

“Inter Club Albania” organizoi një festë madhështore në qendër të kryeqytetit shqiptar dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga klubi italian.

Është vet faqja zyrtare e Interit, e cila e ka postuar në rrjetet sociale festën e madhe të organizuar nga tifozët shqiptarë në Tiranë.

“Festa e mahnitshme Scudettos nga Inter Club Albania në Tiranë. Bravo djelmosha”, thuhet në postimin e Interit.

Burimi i lajmit: Një Kombë