January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Investo dhe krijo biznesin tënd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! – Telegrafi

4 min read

A e keni imagjinuar ndonjëherë që biznesin tuaj apo edhe të krijoni nga fillimi një projekt në vendin e mundësive siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si një person me një biznes të suksesshëm apo plan investimi a keni ëndërruar apo planifikuar të jeni pjesë e tregut amerikan?

Sh.B.A është një nga vendet me mundësi të shumta të zhvillimit ekonomik dhe biznesor që ofron mënyra dhe rrugë për të arritur qëllimet tuaja biznesore.

Të hapësh, menaxhosh dhe të jesh i kyçur direkt në tregun amerikan është një mundësi e shkëlqyer që sjell përfitime të shumta biznesore dhe financiare.

Të investosh për të ardhmen është një nga prioritetet kryesore të secilit prej nesh, prandaj jemi vazhdimisht në kërkim të mundësive për ta arritur këtë qëllim.

Investimi ka të bëjë edhe me synimet biznesore, apo themelimin dhe zgjerimin e një ndërmarrje ose kompanie nga e cila keni profite dhe të ardhura të mira materiale.

Por, pas një biznesi të suksesshëm mund të jeni të etur që punën tuaj ta dërgoni në një nivel tjetër, siç është edhe hapja dhe zhvillimi i saj jashtë vendit.

Biznesin që keni dhe operoni me të në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe çfardo ideje që e keni menduar apo planifikuar ta ktheni në një projekt fitimprurës këtë mund ta bëni edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë me siguri keni dëgjuar për Albanian Investments Group, kompania e parë dhe e vetme shqiptare përmes të cilës mund të pajiseni me Green Card nëpërmjet programit EB-5, apo të arrini qëllimet biznesore përmes investimit në Amerikë, siç është viza E-2.

Çfarë është viza E-2?

Një nga qëllimet kryesore të sistemit të imigracionit në Amerikë është të lejojë shtetasit e huaj që të investojnë në Sh.B.A dhe të bëjnë një ndikim pozitiv në ekonominë, shoqërinë dhe tregun e punës në Shtetet e Bashkurara të Amerikës. Për shkak të kësaj, nuk është për t’u habitur që u ofron mundësi dhe rrugë investitorëve dhe sipërmarrësve që dëshirojnë të zhvillojnë një ndërmarrje dhe biznes në Amerikë.

Viza investuese E-2 lejon një individ të hyjë dhe të punojë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës bazuar në një investim që ai ose ajo do të kontrollojë derisa është brenda Sh.B.A-ve.

Ky lloj i vizës i lejon një shtetasi të një vendi të huaj të hyjë në Shtetet e Bashkuara për të financuar dhe menaxhuar një biznes.

Viza E-2 nuk është vizë imigrimi, por përmes saj ju mund të hapni dhe operoni një kompani në Sh.B.A.

Nëse planifikoni të shkoni në Amerikë për të krijuar apo menaxhuar një sipërmarrje do ju nevojitet të merrni leje ligjore për të jetuar dhe punuar në Sh.B.A, viza E-2 u mundëson sipërmarrësve të arrijnë këtë qëllim.

Vlera e investimeve varet nga lloji i biznesit, investimi nuk konsiderohet i vlefshëm nëse nuk mjafton për të fuqizuar ose kapitalizuar sipërmarrjen që do të hapet atje. Në rast se investitori nuk dëshiron që të vazhdojë veprimtarinë biznesore ai duhet të kthehet në vendin e origjinës, ose të ndryshojë statusin.

Vizat E-2 janë në dispozicion vetëm për qytetarët 80 shteteve në të gjithë botën me të cilat Sh.B.A. kanë një traktat E-2, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë në mesin e këtyre shteteve.

Secili investitor nga shtetet që janë pjesë e këtij traktatit mund të pajisen me vizën E-2 dhe të blejë apo të ketë në pronësi në një biznes amerikan. Ata ose mund të investojnë në një kompani ekzistuese ose të fillojnë një kompani të re.

Viza E-2 vlen edhe për ata që blejnë një biznesi ekzistuese dhe fitimprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në varësi të vendit nga jeni, viza juaj E-2 mund të lëshohet për tre muaj deri në pesë vjet dhe mund të zgjatet për aq kohë sa biznesi juaj është aktiv.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët e pamartuar (nën moshën 21 vjeçare) mund të aplikojnë për një lloj të vizës E-2. Bashkëshorti/ja gjithashtu mund të marrë autorizim për punë në Amerikë, kurse fëmijët të fillojnë apo vazhdojnë shkollimin e tyre.

Duke e paramenduar dinamiken e tregut gjigant amerikan juve ju nevojitet që t’i keni parasysh të gjitha gjërat para se të filloni aplikimin për një vizë E-2.

Viza E-2 është e njohur edhe sepse është e përballueshme për një investitor, kjo sepse kostoja e saj mund të mbulohet nga përfitimet e biznesit aktual që mund të jeni duke e drejtuar.

Ambiciet e zgjerimit dhe zhvillimit të një biznesi jashtë rrethit tuaj dhe vendlindjes, apo të kesh një ide të mirë që dëshiron ta konkretizosh dhe shndërrosh në një biznes në Amerikë, atëherë këtë mund ta bësh nëpërmjet vizës E-2.

Albanian Investments Group mund të merrni informacionet e nevojshme dhe më të detajuara rreth mundësisë dhe procesit të vizës investuese E-2 dhe poashtu mundësive të tjera që ofrohen për të ndërtuar dhe zhvilluar biznesin tuaj përtej kufijve shqiptar.

Burimi nga Telegrafi