Joachim Low zbulon të ardhmen e tij pas EURO20!

13:46 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / G. T.

Trajneri gjerman, Joachim Low ka zbuluar të ardhmen e tij përmes një interviste të shkurtër me gazetarin Christian Falk.

Low i cili do ta udhëheq Kombëtaren e Gjermanisë në EURO20 – do të jetë aventura e tij e fundit në ‘Die Mannschaft’, shkruan IndeksOnline

U spekulua se Low mund të ulet në stolin e Real Madridit, por ai ka refuzuar këto thashetheme.

“Jo, unë s’do të jem menaxher i asnjë klubi gjatë kësaj vere”, ka thënë Low.

Low ishte një nga kandidatët potencial për ta zënë vendin e të larguarit, Zinedine Zidane./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline

Author: admin