“Ka pasur gjakderdhje nga goja…”, QKMF-ja në Kaçanik jep detaje për vdekjen e foshnjës

Gazeta sot raportoi për një vdekje të dyshimtë të një foshnje në Kaçanik. Për të marrë më shumë detaje se si u dërgua foshnja në spital, Sinjali ka kontaktuar Qendrën e Mjekësisë Familjare atje.

Drejtori i QKMF-së në Kaçanik, Sinan Zeneli ka thënë për Sinjalin se prindërit e kanë dërguar foshnjën e tyre pa shenja jete në spital.

Zeneli po ashtu tha se në momentin që mjekët kanë pranuar foshnjën, ka pasur gjakderdhje nga goja.

“Foshnja ka ardhur pa shenja jete dhe ne vetëm e kemi konstatuar vdekjen. Foshnjën 3 javore e kanë sjell familjarët dhe ajo çfarë kemi parë është që ka pasur gjakderdhja nga goja. Shkaqet e vdekjes do të konstatohen nga obduksioni”, ka thënë ai.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti në Polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Nga Policia i kanë thënë Sinjalit se prindërit e foshnjës janë intervistuar dhe hetime për këtë rast vazhdojnë./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press

Author: admin