May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kanadaja në zi, gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në një shkollë indigjene

2 min read

Një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve është zbuluar në Kanada në një ish shkollë indigjene, e cila është ndërtuar për të asimiluar njerëzit autoktonë, shkruan BBC.

Fëmijët ishin nxënës në Shkollën Kamloops në Kolumbinë Britanike që u mbyll në 1978. Kryeministri Justin Trudeau tha se ishte një “kujtim i dhimbshëm” i një “kapitulli të turpshëm të historisë së vendit tonë”.

Vendi po punon me specialistë të muzeut dhe mjekë për të përcaktuar shkaqet dhe kohën se kur kanë vdekur fëmijët. Rosanne Casimir, shefja e komunitetit në qytetin Kamloops , tha se ky zbulim paraprak përfaqësonte një humbje të madhe që nuk u dokumentua kurrë nga administratorët e shkollës.

Shkollat ​​rezidenciale të Kanadasë kishin te detyruar fjetjen, dhe ishin të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19 dhe 20 me qëllim për të asimiluar me forcë rininë autoktone.

Shkolla rezidenciale indiane Kamloops është ndërtuar nga kisha katolike romake në 1890, shkolla kishte rreth 500 nxënës kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950, raporton abcnews.al

Zbulimi i eshtrave

Zbulimi i zymtë pranë shkollës së Kamloops u bë i mundur pas ekzaminimit të vendit me radarë depërtues.

“Ne kishim njohuri në komunitetin tonë, që tani i kemi verifikuar. Me sa dimë, këta fëmijë të humbur janë vdekje të padokumentuara”, tha Rosanne Casimir, drejtuese e komunitetit Tk’emlúps.

Disa nga mbetjet janë të fëmijëve deri në 3-vjeçarë, ndërsa shkaqet dhe koha e vdekjes së tyre nuk është ende e ditur. “Për momentin kemi më shumë pyetje sesa përgjigje”, shtoi Casimir.

Si funksiononin shkollat ​​rezidenciale?

Të paktën 150,000 fëmijë kanë frekuentuar shkolla të tilla në atë që një Komision në vitin 2015 e ka përshkruar si “kulturë gjenocidi” që shënjestronte popujt indigjenë të Kanadasë. Në dokumentet e dorëzuara nga komisioni, ish-nxënës të Kamloops përshkruanin kushtet e rënda dhe varfërinë e fëmijëve atje, raporton abcnews.al

Në disa dokumente thuhej se nxënësit ishin të ekspozuar ndaj epidemive si lia, tuberkulozi e sëmundje të tjera, dhe shumë prej tyre vdisnin. Në një raport të vitit 1935 mbi epidemitë në shkollë thuhej se “285 nxënës të shkollës flinin në një vend të përbashkët në kohë epidemie, ku nuk ishte e mundur të izoloje pacientët dhe kontaktet e tyre”.

Komunitetet indigjene besonin prej kohësh për ekzistencën e varreve masive të fëmijëve dhe për këtë u deshën dekada që të mblidheshin prova.

Burimi i lajmit: IndeksOnline