Kapiteni kërkon falje publike për rënien e Trepçës ‘89 nga Superliga

MUHARREM JASHARI

Kapiteni kërkon falje publike për rënien e Trepçës ‘89 nga Superliga

29 May, 2021 @15:06

Pas rënies nga elita e futbollit, kapiteni i Trepçës’89, Muharrem Jashari, ka reaguar në Facebook, duke i kërkuar falje të gjithëve për këtë sezon.

Mirëpo, ndër të tjera ai ka thënë se ekipi do të kthehet shpejt aty ku e ka vendin.

“KF Trepça’89 do të rikthehet shpejt aty ku e ka vendin sepse i mungon Superligës një klubi si KF Trepça’89,” ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Pas përfundimit të sezonit në pozitë të tetë, Trepça’89 ka luajtur ndeshje barazhi për të kërkuar biletën e fundit për mbijetesë në Superligë dhe përkundër epërsisë që kishte aty ndaj Dukagjinit, është mposhtur pas ekzekutimit të penalltive, duke e humbur kështu statusin e klubit elitar në Kosovë.

Me rënien e ‘89-shit në Ligë të Parë, tashmë Mitrovica si qytet nuk ka asnjë klub në Superligë të Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i futbollistit:

Të dashur tifozë, sportdashës dhe ju dashamirë të Mitrovicës, ju kërkoj falje maksimalisht për këto momente, emocione të vështira që jau sollëm por ja që ky është futbolli.
KF Trepça ‘89 do të rikthehet shumë shpejtë aty ku e ka vendin sepse i mungon Superligës një klub si KF Trepça ‘89.
Ju falenderoj të gjithëve që më keni mbështetur dhe më keni përkrahur në momentet të mira po ashtu edhe të vështira.
Jam shumë krenar që jam Mitrovicas.

Burimi i lajmit: FFK

Author: admin