Karaxhiqi “s’e di çfarë e ka gjetur”, mbyllet në burg me përdhunues e pedofilë në Britani | FM Images

Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, do të mbyllet në burg në Britani të Madhe, me përdhunues e pedofilë, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit për krimet që kishte kryer në luftërat në Ballkan në vitet e 1990-a.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75-vjeçar, u dënua me 40 vjet burgim në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8000 myslimanë.

Pak kohë më parë, Britania e Madhe u pajtua që ta transferojë Karaxhiqin për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shteti vendosi që ta dërgonte në një burg ku ka më pak myslimanë, ndaj të cilëve Karaxhiq ka kryer krime. Si rrjedhojë, ai u dërgua në një burg në ishullin e Wightit, ku myslimanët zënë vetëm dhjetë për qind të burgut me 1000 të dënuar.

Vitet e para i kaloi me 14 të burgosur të tjerë e me kushte të mira. Tani, siç shkruan “The Sun”, do t’i duhet të jetojë në qeli te të cilat nuk ka as banjë. Shumica e të burgosurve janë mbi 50-vjeç, e shumë prej tyre vuajnë nga demenca. Një burim i ka thënë këtij mediumi se “ai nuk e di çfarë e ka gjetur”.

Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burimi i lajmit: FMImeges.net

Author: admin