Kënga “Only You” nga Dhurata dhe Mitre Gims arrin mbi dy milionë klikime brenda 24 orësh – Telegrafi

Suksesi i këngëtares së njohur, Dhurata Dora, tashmë është i padiskutueshëm.

Së fundmi bukuroshja brune ka ardhur me një bashkëpunim me artistin francez, Maitre Gims.

Projekti i dyshes titullohet “Only You” ndërsa është publikuar në të gjitha platformat digjitale gjatë ditës së djeshme (e premte).

Këngën dyshja kanë vendosur ta shoqërojnë edhe me klip, i cili ishte realizuar në një vend përrallor.

Duket se audienca e ka pritur mirë duetin e tyre, duke bërë që të kenë mbi dy milionë klikime në më pak se 24 orë në YouTube.

Edhe komentet nuk ishin të pakta, teksa shumica e tyre përgëzonin palët për performancën e shkëlqyer. /Telegrafi/.

[embedded content]

Burimi nga Telegrafi

Author: admin