Kërkohet nga Roma dhe skuadrat gjermane, Arsenali vendos çmimin për Xhakën – Telegrafi

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori shqiptar pas pesë viteve të kaluara në Londër pritet të ndryshojë skuadër.

E ardhmja e tij është mes kampionatit italian Serie A dhe rikthimit të mundshëm në Bundesliga.

Roma po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, pasi trajneri Jose Mourinho e pëlqen shumë shqiptarin.

Interesim për Xhakën kanë shprehur edhe skuadrat gjermane si Hertha Berlin dhe Borussia Moenchegladbach.

Sky Sport ka raportuar se Arsenali është gati ta shes yllin e skuadrës dhe i ka vendosur çmimin prej 25 milionë eurove.

Kjo shumë është dukshëm më e vogël se sa e blenë Topçinjtë pesë vite më parë Xhakën, pasi për ta sjell në Londër nga Borussia Moenchegladbach kishin shpenzuar 45 milionë euro.

28-vjeçari shqiptar me pasaportë zvicerane këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Author: admin