Këto skuadra i eliminuan Manchester City dhe Chelsea për të arritur në finale – KosovaPress

Finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 do ofrojë një shfaqje angleze pasi në stadiumin “Dragao” në Portugali do të ballafaqohen Chelsea dhe Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolas po e kërkon këtë trofe për herë të parë në historinë e klubit dhe për të arritur deri në këtë finale ka eliminuar skuadra shumë të fuqishme, përcjell KosovaPress.

Pas daljes nga faza e grupeve, Manchester City së pari e eliminoi skuadrën gjermane Borussia Munchengladbach, pastaj Borussia Dortmundin si dhe në gjysmëfinale gj8igantin francez Pari-Saint-Germain.

Nga ana tjetër, Chelsea që synon trofeun e dytë, pasi të parin e fitoi në edicionin 2011/12, kishte po ashtu një rrugë mjaftë të vështirë para vetes të cilën e kaloi me sukses duke eliminuar skuadra si Atletico Madrid, Porto dhe Real Madrid.

Ndeshja Manchester City – Chelsea starton nga ora 21;00.

Burimi i lajmit: Kosova Press

Author: admin