January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

KF Shkëndija inkuadrohet në Ligën e Dytë

1 min read

Skuadra nga Hajvalia, KF Shkëndija, nga sezoni i radhës do të garojë në ligën e dytë të futbollit kosovar. Kjo u arrit pas fitores në ndeshjen derbi ndaj KF Kosova VR që përfundoi 2:1

Madje, ekipi i Shkëndijës në këtë përballje arriti të përmbysë rezultatin dhe shënoi fitore duke u ngjitur në një nivel më të lartë të garave, sukses të cilin e udhëhoqi trajneri Emin Bajrami, raporton Klan Kosova.

Ndryshe Shkëndija e Hajvalisë si klub është formuar në vitin 2017.

Burimi i lajmit: Epoka e Re