January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kolona të gjata, kosovarët nisen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

1 min read

Mëngjesi i sotëm në pikat kufitare ka nisur me fluks te lartë të qytetarëve nga Kosova, për ta kaluar vikendin në bregdetin shqiptar, shkruan Insajderi.

Sipas Qendrës Kufitarë për Menaxhimin e Kufirit pritje ka në dy pikat kufitarë në Merdarë dhe në Vërmicë.

Vetëm sot llogariten të kenë hyre më shume se 6  mijë e 300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Gjatësi e kolonës në pritjen kufitarë në Merdarë është 20-30 metra dhe duhet pritur deri në 20 minuta për ta kaluar kufirin.

Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në kufi./Insajderi.com

Burimi nga Insajder