January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i COVID-19 në Vietnam – KOHA.net

1 min read

Një variant i ri i COVID-19, kombinim i variantit indian dhe britanik dhe që përhapet në ajër është zbuluar në Vietnam, sipas ministrit të Shëndetësisë.

Vietnami ka arritur të mbajë në kontroll koronavirusin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, tani po përballet me një epidemi që po përhapet me një ritëm më të shpejtë.

Gati 3.600 njerëz janë infektuar në 31 nga 63 qytete dhe provinca që nga fundi i prillit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të rasteve në vend.

“Bazuar në sekuencën gjenetike te pacientët e diagnostikuar me COVID-19 kohët e fundit, ne kemi identifikuar një variant të ri, i cili është një kombinim i variantit Indian dhe britanik”, ka thënë ministri.

Deri më tani Vietnami ka regjistruar shtatë variante të virusit: B.1.222, B.1.619, D614G, B.1.1.7 (britanik), B.1.351, A.23.1 dhe B.1.617.2 (indian).

Vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar 6.396 raste dhe 47 viktima.

Burimi i lajmit: Koha.net