January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Krasniqi kthehet te Zuerichu, vazhdon kontratën deri në vitin 2024 – KOHA.net

1 min read

Mesfushori 19-vjeçar, Bledian Krasniqi do të luaj për Zuerichun në vitet e ardhshme. Klubi zviceran të shtunën ka njoftuar se Krasniqi është kthyer pas periudhës së huazimit te Wili i kategorisë së dytë. Po ashtu Krasniqi ka vazhduar për tri vjet kontratën me Zuerichun, deri në verën e vitit 2024.

Krasniqi në vitin 2018 kishte firmosur kontratën e parë profesionale me Zuerichun. Ai është rritur në Akademinë e këtij klubi dhe ka luajtur tri ndeshje për Zuerichun. Te Wili ishte i huazuar për dy edicione, ndërsa ka realizuar gjashtë gola dhe katër asistime në 70 paraqitje.

“Në dy edicionet e tij në Challenge League, Blediani ka qenë në gjendje të zhvillohet në vazhdimësi dhe është shndërruar në lojtar titullar dhe të rëndësishëm te Wili. Blediani tani është gati për hapin e ardhshëm në karrierë. Jemi të lumtur që me Bledianin kemi një tjetër lojtar të klubit tonë në nivelin profesional. Presim që ai të jep kontribut në mesfushë me kreativitetin që ka”, ka theksuar Marinko Jurendiq, drejtor sportiv i Zuerichut.

Nga Zuerichu është larguar së fundi Toni Domgjoni, ndërsa do të largohen edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu.

Pjesë e Zuerichut janë edhe Fidan Aliti, Lindrit Kamberi e Blerim Xhemaili.

Burimi i lajmit: Koha Net