Krimineli serb i luftës mbyllet në burg me përdhunues e pedofilë në Britani

Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiq, do të mbyllet në burg në Britani të Madhe, me përdhunues e pedofilë, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit për krimet që kishte kryer në luftërat në Ballkan në vitet e 1990-a.

Në burgun që gjendet në ishullin “Weight”, Karaxhiq është vendosur meqë ka më pak mysliman të burgosur, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Zyrtarët britanikë e dinin se ai do të ishte në rrezik të madh nëse e fusnin në një burg me një popullsi të madhe myslimane.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75-vjeçar, u dënua me 40 vjet burgim në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8000 myslimanë.

Masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e rëndë e kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin