Ky është 25-vjeçari që u vra me kallashnikov në Shkodër pas konfliktit me bashkëfshatarin – Sinjali

Emilano Ndou është 25 vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme, pas konfliktit, 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur.

Kodra është vënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar një kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Emilano Ndou

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin