Ky person vrau 9 kolegë, iu gjetën 12 armë e 22.000 plumba në shtëpi – Kosova Sot

Autoritetet amerikane kanë thënë se personi që vrau nëntë kolegë dhe në fund veten në San Jose në shtëpi kishte 12 armë dhe 22 mijë plumba.

Samuel Cassidy, 57 vjeç, qëlloi për vdekje nëntë kolegë të punës në një qendër të trenave në San Jose të kalifornisë, para se në fund ta vriste edhe veten, shkruan Independent.

“Duke u mbështetur në dëshmitë e tanishme, të sigurura nga Zyra e Hetimeve në vendin e ngjarjes dhe në vendbanimin e të dyshuarit, është e qartë se ky ishte një veprim i planifikuar dhe se i dyshuari ishte i përgatitur për të përdorur armë zjarri për të marrë sa më shumë jetë njerëzish që mundte, nëse policët nuk do të mund të hynin për t’ia ndalur turrin”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.

Komandantja e policisë lokale, Laurie Smith, tha se është e qartë se Cassidy e ka qëlluar veten në kohën kur policët iu afruan, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari kishte me vete tri armë.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar ndonjë motiv të sulmuesit, por duket se Cassidy ka eqenë punëtor i pakënaqur në qendrën e trenave.

Hetuesi policor, Joseph Piazza, tha se armët ishin të vendosura qëllimisht në pjesë të ndryshme të shtëpisë. “Nëse ai do të kontaktohej nga ndokush i zbatimit të ligjit, ai do të kishte qasje në ato armë në pjesë të ndryshme të shtëpisë”, tha Piazza.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Author: admin