January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta eksperti i ISHP, kolegët mesazh prekës

1 min read

Ndahet nga jeta specialisti i ISHP, Engjëll Mihali. Ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor,Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekadë Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor.

Mesazhi i ISHP:

Një lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor. Z. Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekadë Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.

Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta.

Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press