Lirohet nga spitali i dyshuari për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje – Sinjali

Gazeta Sinjali raportoi më 26 maj për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, me ç’rast dy persona mbetën të lënduar, ndërkaq u arrestuan katër të dyshuar. Viktimat dhe njëri nga të dyshuarit u dërguan në QKUK, kurse tre të arrestuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se i dyshuari që u plagos dhe ishte duke marrë trajtim mjekësor, është liruar nga Klinika e Ortopedisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari për këtë vrasje në tentativë që përveç një personit, plagosi aksidentalisht edhe vëllain e vet është Lirim Bajrami.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja nisi për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës, ku Lirim Bajrami plagosi me armë zjarri viktimën (emër i njohur për redaksinë).

Policia ka arrestuar fillimisht një të dyshuar, ndërkaq më pas janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një armë dhe disa gëzhoja.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin