Mathijs de Ligt ia mbyll derën Barcelonës

Mathijs de Ligt ka reaguar pas disa spekulime të fundit që e lidhnin me një transferim në Barcelonë.

Kur e pyetën për mundësit e kalimit në Barcelonë tha “Jo Falimenderit”.

Duke folur për ESPN, mbrojtësi hollandez përsëriti: Unë jam shum I lumtur në Juventus. Ndihem si një peshk në ujë. Edhe pse performanca e ekipit është më e ulët, unë ndihem mirë në fushë.” A do të më linin të shkoj? Ka shumë klube që kanë probleme me para, por duhet ta pyesni së pari klubin. A mund të jetë Barcelona hapi tjetër ideal? Nuk e di. Nuk ka kuptim tani”, raporton CorriereDelloSport, transmeton Klankosova.tv

“Ishte një sezon i vështirë si fizikisht dhe mendërisht – pranon holandezi duke analizuar sezonin që sapo përfundoi me Juventusin. Një sezon me ulje dhe ngritje. Isha jashtë për tre muaj me një dëmtim në shpatull, pasi u ktheva u infektova me COVID-19”, tha De Light teksa foli për sezonin në Juventus.

Holandezi këtë sezon me Juventusin ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat duke e fituar Super Kupën dhe Kupën e Italisë.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin