January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbahet protesta e tretë brenda javës kundër abuzimit seksual – KOHA.net

1 min read

Nё qendrёn e qytetit tё Deçanit, tё shtunёn u mbajt protestё kundёr abuzimit seksual ndaj vajzave dhe grave.

Marshi u organizua nga Kolektivi pёr Mendim dhe Veprim Feminist, njё grup aktivistësh pёr tё drejtat e barabarta gjinore. Protestuesit nёpёrmjet sloganeve, kanë kërkuar ndaljen e stigmatizimit tё viktimave tё dhunёs seksuale nga policia, drejtёsi pёr vajzat e gratё e abuzuara seksualisht dhe stopim të ngacmimeve seksuale nё institucionet shkollore.

Kjo po shёnon protestёn e tretё tё kёsaj jave, ku me tё njëjtin motiv u protestua edhe nё qytetin e Pejёs dhe Mitrovicёs tё shtunёn dhe tё hёnёn e kaluar, raporton KOHA.

Burimi i lajmit: Koha.net