January 21, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mbetjet e 215 fëmijëve gjenden në një varr masiv në një shkollë në Kanada – KOHA.net

1 min read

Një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada në një ish-shkollë e ngritur për të asimiluar vendasit.

Fëmijët ishin studentë në shkollën rezidenciale “Kamloops Indian” e cila u mbyll më 1978.

Kryeministri Justin Trudeau ka thënë se është një “kujtesë e dhimbshme” e një “kapitulli të turpshëm të historisë së vendit”.

Autoritetet po punojnë për të gjetur shkaqet dhe kohën e vdekjeve, të cilat deri tash nuk dihen, shkruan BBC.

Shkollat rezidenciale të Kanadasë ishin shkolla me konvikt të detyrueshëm të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19 dhe 20 me qëllimin për të asimiluar rininë vendase.

Burimi i lajmit: Koha.net