Mbi 63 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori” ka thënë së deri të shtunën janë vaksinuar mbi 63 mijë persona kundër COVID-19, shkruan  Insajderi.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë vaksinuar mbi një mijë persona në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.

“100 persona janë vaksinuar në Sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi mbi 1 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid”, ka deklaruar Bardhi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e ka siguruar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Insajderi.com

Burimi nga Insajder

Author: admin