January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Mes aludimeve për ribashkimin me Ben Affleck, Jennifer Lopez fotografohet me ish-partnerin tjetër Marc Anthony – Telegrafi

2 min read

Jennifer Lopez është shumë e afërt kur bëhet fjalë për ish-të dashurit e saj.

51 vjeçarja e ka gjetur veten në tituj të ndryshëm kohët e fundit pas raportimeve se është bashkuar me Ben Affleck, me të cilin kishte një romancë gjatë viteve 2000.

Ribashkimi ndodhi jo shumë kohë pasi Lopez u nda nga Alex Rodriguez.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony (Foto: Getty Images)

Tani, këngëtarja po kalon kohë me një person tjetër, ish-burrin e saj, Marc Anthony. Të njëjtit u martuan nga 2004 në 2014 dhe kanë së bashku binjakët: Emme dhe Max.

Sipas Page Six, Lopez dhe Anthony, 52 vjeç, u panë të enjten në Florida në Hotel South Beach.

Lexo po ashtu:

Një burim tha se ylli i “Hustlers” dukej ‘e lumtur’ dhe se ata kaluan ‘rreth dy orë’ së bashku.

Takimi i Lopez dhe Anthony erdhi vetëm një ditë pasi Affleck u fotografua në Los Angeles, duke bërë një vizitë në shtëpinë e ish-gruas së tij, Jennifer Garner, me një nga fëmijët e tyre të përbashkët.

Lopez dhe Anthony (Foto: Getty Images)

Një ditë më parë, Lopez dhe Ben u kapën duke u puthur në palestër – një dëshmi që ata janë rikthyer së bashku.

Megjithatë, një tjetër nga ish-të dashurit këtë javë pranoi lidhjen e dikurshme me këngëtaren e “Jenny from the Block”.

Të enjten, Sean ‘Diddy’ Combs publikoi një fotografi duke ecur dorë për dore me Lopez – të cilët njëherësh dilnin në periudhën nga 1999-2001.

(Foto: Garguibo/MN/SplashNews.com)

Ata u bashkuan në vitin 2018 dhe në një ngjarje bamirësie vitin e kaluar, në të cilën Jennifer mori pjesë me të fejuarin e atëhershëm, Alex Rodriguez, 45 vjeç.

Me këtë të fundit përfundoi romancën disavjeçare në muajin mars. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Burimi nga Telegrafi