Mot i vranët gjatë së dielës, priten reshjet e shiut – KOHA.net

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar e diela do të jetë kryesisht e vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurtra me diell. Pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 16-18.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Burimi i lajmit: Koha.net

Author: admin