Moti sot, vranësira dhe diell – Telegrafi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet kryesisht mot  me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Author: admin