January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ngjarjet e ditës së sotme – Sinjali

1 min read

Më poshtë, mund të lexoni të gjitha ngjarjet që pritet të zhvillohen sot në Kosovë, më 29 maj, shkruan Gazeta Sinjali.

Përurohet
busti i heroit të kombit Nesimi Elshani. (Oborri i shkollës së fshatit
Nagavc-Rahovec, ora 10:00).

Kolektivi
për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë protestën “Kundër dhunës
seksuale ndaj vajzave dhe grave”. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 12:00).

Partia
Demokratike e Kosovës (PDK) zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Komunës në
Prizren. Merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. (Kompleksi i Lidhjes
së Prizrenit, ora 13:00).

Nisma
Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:00).

Partia
Demokratike e Kosovës (PDK) zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Komunës në
Fushë-Kosovë. Merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. (Amfiteatri i
hapur para stacionit të trenit, Fushë-Kosovë, ora 15:00).

Hapet ekspozita e shtatëmbëdhjetë personale e profesorit Enver Hoxhaj. (Galeria e Hamamit, Prizren, ora 19:00).

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali