January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Një viktimë dhe 28 raste të reja me COVID-19 në vend

1 min read

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundi një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë.

Viktima i konfirmuar si i infektuar me SARS CoV-2 pozitiv është një 76 vjeçar nga komuna e Prizrenit, njofton Klankosova.tv

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus janë infektuar 28 persona teksa janë shëruar 133 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

Burimi i lajmit: Klan Kosova