Nuk ka dallavere në finalen e Ligës së Kampionëve – gjyqtari, Lahoz: Jam i sigurt në ekipin tim!

Sot do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet, Man Cityt dhe Chelseas.

Ky takim fillon nga ora 21:00, ku të pranishëm do të ketë rreth 16 mijë tifozë nga të dyja skuadrat.

Tashmë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje, me Antonio Mateu Lahoz si kryesorin, shkruan IndeksOnline

Ai para kësaj ndeshje të madhe është shprehur i bindur dhe i sigurt që ekipi i tij prej gjyqtarëve do ta ndaj drejtësinë ashtu si duhet.

“Unë mendoj se çelësi për të qenë një arbitër është të jesh gjithmonë vetvetja,” tha ai.

“Kur gjykoni një ndeshje, ju po merrni përsipër shumë personalitete të ndryshme. Ju jeni pjesë e lojës dhe mendoj se pjesa e punës suaj është të përpiqeni të ndihmoni lojtarët dhe trajnerët.

“Nëse mund ta bësh këtë dhe të jesh i relaksuar, atëherë do t’i çlodhësh ata, mund të komunikosh së bashku dhe marrja e vendimeve mund të jetë shumë më e lehtë.

“Ndjej që nëse përgatiteni në këtë mënyrë, ju jeni në gjendje të parashikoni situatat, si luajnë skuadrat, si reagojnë lojtarët dhe kjo e bën punën më të lehtë, sepse nuk do të habiteni aq shumë’, tha Lahoz.

Burimi nga Indeksonline

Author: admin