January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Para finales, përplasen tifozët e Chelseas dhe Manchester Cityt

1 min read

Tifozët e Chelseas dhe Manchester Cityt janë rrahur pak para ndeshjes së finales e cila do të zhvillohet sonte.
Bandat rivale të tifozëve anglezë të futbollit u përplasën me policinë në rrugët e Portos, sot përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Manchester Cityt dhe Chelseas u rrahën me njërin-tjetrin, dhe pastaj edhe me policinë e cila provoi që t’i ndante, raporton DailyMail, raporton Klankosova.tv

Duke brohoritur me flamujt e klubeve të tyre të dashur, tifozët anglezë nuk e respektuan distancën sociale, ndërsa filluan të hidhnin grushta mes tyre.

Sot në stadium do të jenë rreth 16,500 tifozë, ku secili klub do t’i ketë 6000 tifozë dhe 2000 do të shkojnë tek delegatët dhe sponsorët e UEFA-s, pjesa tjetër u shitet tifozëve në Portugali.

Por mijëra tifozë të tjerë që nuk kan bileta, ndeshjen do ta shikojnë nëpër baret dhe restorantet e Portos, por që kjo do të sjellë probleme, për shkak se baret në Porto mbyllen në orën 10:30 në mbrëmje sipas rregullave të koronavirusit.

Burimi i lajmit: Klan Kosova