Paris Saint-Germain pas Achraf Hakimit

Paris Saint-Germain është duke e kërkuar mbrojtësin e djathtë të Interit, Achraf Hakimin, që ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

Klubi Francez tashmë e ka dërguar ofertën e parë drejt klubit nga Milano, një shifër midis 50 dhe 60 milionë euro, por që është refuzuar, transmeton Klankosova.tv

Kontaktet midis dy klubeve janë të vazhdueshme, po për momentin marrëveshja nuk duket se është afër.

Interi për anësorin marokenë po kërkon të paktën 70 milion euro, të cilin e ka blerë një vit më parë për 40 milion euro.

Hakimi këtë sezon ishte lojtari kyç i Interit në rikthimin e titullit të Serie A pas 11 viteve.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin