Pep Guardiola kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve, do të barazonte Ancelottin dhe Zidanen me numrin e trofeve – GazetaBlic

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat angleze kanë zhvilluar një edicion fantastik në garën më të madhe evropiane për klube, shkruan GazetaBlic Sport. 

Kësisoj ata do të ndeshen në finalen e madhe të Portos ku do të diskutohet për trofeun e Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola kërkon që sonte të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën.

Ai do të bëhej trajneri i tretë që e fiton kaq herë Ligën e Kampioneve, duke barazuar Carlo Ancelottin (2003, 2007, 2014) dhe Zinedine Zidanin (2016, 2017, 2018).

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin