January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Për Hakimin futen në garë edhe dy gjigantë të tjerë evropian – KosovaPress

1 min read

Disa raporte sugjerojnë se Achraf Hakimi është në prag të transferimit në PSG për një çmim prej 60 milionë eurove, por Interi tani e ka rritur kërkesën në 80 milionë për shkak se në garë për shërbimet e tij janë futur edhe Chelsea dhe Bayern Munich.

Fituesit e Scudettos duhet të shesin në mënyrë që të balancojnë regjistrat financiar, dhe Hakimi është një lojtar nga i cili mund të bëhen shumë përfitime por që do ta dobësonte shumë skuadrën në aspektin teknik, përcjellë KosovaPress.

Ai u ble nga Real Madridi për 45 milionë euro, dhe “Gazzetta dello Sport” thotë se Paris – Saint – Germain është skuadra e parë ë cila ka shprehur interesim të fuqishëm.

Sidoqoftë, “Sky Sport Italia” paralajmëron që kjo ofertë nuk do të ishte e mjaftueshme dhe Interi po kërkon afro 80 milionë euro.

Ka interes edhe nga Bayern Mynihu dhe Chelsea dhe kjo mund të shkaktoj një luftë ofertash.

22-vjeçari nga Maroku kontribuoi me shtatë gola dhe 11 asistime në 45 paraqitje këtë sezon për Interin.

Burimi i lajmit: Kosova Press