January 18, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Përplasje mes Rusisë e BE-së rreth rutës së fluturimeve, sherri i Bjellorusisë – KOHA.net

1 min read

Agjencia federale e aviacionit ka paralajmëruar kompanitë ajrore se ndryshimi i rutës së aeroplanëve që fluturojnë nga Evropa drejt Rusisë, shkaku i përplasjeve politike lidhur me Bjellorusinë, mund të rezultojë me pritje më të gjata.

Kjo ndonëse Kremlini e ka cilësuar të premten moslejimin e uljes së disa aeroplanëve të kompanive evropiane në Moskë si problem “teknik”.

Rusia deri të enjten ka lejuar fluturimet evropiane që shmangnin hapësirën ajrore të Bjellorusisë sherri i masave ndaj vendit.

Mirëpo gjatë javës ua ka ndaluar aterrimin dy aeroplanëve që anashkaluan Bjellorusinë gjatë fluturimeve drejt Moskës.

Agjencia federale e aviacionit rus ka tërhequr vërejtjen se ndryshimet e linjave të fluturimit mund të detyrojnë vonesat procedurale për të gjitha fluturimet.

Të mërkurën, kompanitë evropiane kanë realizuar 113 fluturime duke përdorur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, ndërkaq 53 fluturime të tjera u realizuan përmes linjave alternative.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar kompanive ajrore që të shmangin Bjellorusinë, ndërkaq ka mbyllur hapësirën ajrore të shteteve anëtare për krejt aeroplanët bjellorusë, pas skandalit të uljes së detyrueshme të një aeroplani, në të cilin ndodhej një gazetar i kërkuar nga autoritetet e Bjellorusisë

Burimi i lajmit: Koha.net