January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Petkovic flet për transferimin e mundshëm të Granit Xhakës në Romë

1 min read

14:49 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / G. T.

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur për largimin e mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali.

Yllin kosovar janë duke kërkuar shumë klube, por më serioze duket ekipi i Jose Mourinhos, AS Roma, shkruan IndeksOnline

Për një transferimin të mundshëm në Serie A, ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Petkovic.

Megjithatë kroati thotë se kjo nuk është çështje që duhet të diskutohet në ekipin kombëtar.

“Ne jemi në një flluskë këtu. Ne nuk merremi me komente nga jashtë. Transferimi i Granitit nuk është çështje diskutimi. Kjo është e mirë që ata janë në listën e klubeve të mira”, ka thënë Petkovic

Xhaka mund të largohet nga ‘topçinjtë’ gjatë afatit të transferimeve. Por, mbetët të shihet e ardhmja e kosovarit menjëherë pas EURO20./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline