Porto po mbushet me tifozë të Chelseas, çdo 5 minuta ka ulej të aeroplanëve

Qyteti i Portos në Portugali do të jetë nikoqiri i finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndërmjet, Manchester Cityt dhe Chelseas.

Sonte finalja e madhe do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, ku pritet spektakël i garantuar, shkruan IndeksOnline

E mira e kësaj finale është se do të jetë me pranin e tifozëve, ku ata rikthehen pas një kohe të gjatë në luftë me pandeminë Covid-19.

Sipas mediave angleze tashmë një numër i madh i tifozëve të Chelseas kanë arritur në Porto për ta mbështetur skuadrën londineze.

Nga autoritetet atje thuhet se në aeroportin e Portos, ka ulje të aeroplanëve pothuajse çdo 5 minuta.

Burimi nga Indeksonline

Author: admin