PSG-ja arrin marrëveshje personale me Hakimin – KOHA.net

Achraf Hakimi është futbollisti i parë që do të largohet nga Interi. Mediat italiane kanë bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të djathtë do të shitet gjatë kësaj vere. Për Hakimin interesim ka shprehur Paris Saint-Germaini.

Klubi francez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, duke i ofruar kontratë pesëvjeçare. Interi për ta liruar Hakimin po kërkon së paku 80 milionë euro. Për shërbimet e Hakimit së fundmi në garë kanë hyrë edhe Barcelona dhe Bayern Munichu. Hakimi ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.

Burimi i lajmit: Koha Net

Author: admin