January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Radovan Karagjiq mbyllet me pedofilë dhe përdhunues në një burg të Britanisë

1 min read

Krimineli i luftës, Radovan Karagjiq, është i mbyllur me përdhunues dhe pedofilë në burgun Viktorian të një ishulli të Britanisë.

Britania e Madhe ishte pajtuar që të merrte Bishën e Bosnjës pasi ndihmoi që ta sillte para drejtësisë për gjenocidin famëkeq të 8000 myslimanëve në Srebrenicë, njofton Klan Kosova.

Pasi e kanë dërguar nën shoqërimin e rojeve, zyrtarët e dinin se ai do të ishte në rrezik të madh nëse e fusnin në një burg me një popullsi të madhe myslimane.

Kështu që ata e kanë dërguar atë në Isle of Wight, ku myslimanët përbëjnë rreth dhjetë përqind të 1000 popullsisë së burgut të Kategorisë B.

Përndryshe, në burgun e sigurisë së lartë të Blemarsh në Londër – ku Karagjiqi kaloi 24 orë – rreth 28 përqind e të burgosurve ishin myslimanë.

Krimineli serb ishte dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në Holandë më 2016.

Ai kishte kaluar disa vjet në një burg të qetë të quajtur “Hague Hilton” me 14 të burgosur, laptopë në çdo qeli dhe telefonata falas.

Tani ai duhet të qëndrojë në një burg me qeli të vjetra sa disa nuk kanë as tualet.

Karagjiq është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Burimi i lajmit: Klan Kosova