23 Tetor, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Radovan Karaxhiq u mbyll në një burg në Britani me përdhunues dhe pedofilë

1 min read

I dënuari për krime lufte, Radovan Karaxhiq është mbyllur në një burg të ishullit Viktorian, me përdhunues dhe pedofilë, raportojnë mediet e huaja.

Krimineli i luftës në Bosnje-Hercegovinë, Radovan Karaxhiq u transferua në Angli për të vuajtur dënimin e përjetshëm.

Serbi 75-vjeçari u shpall fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në mars të 2016. Dhe në vitin 2019, gjykatësit e apelit të Kombeve të Bashkuara rritën dënimin nga 40 vjet në burgim të përjetshëm.

Pasi e dërguan me shoqërimin e rojeve, javën e kaluar, zyrtarët e dinin se ai ishte në rrezik të madh nëse e fusnin në një burg me një popullsi të madhe myslimane.

Burimi i lajmit: IndeksOnline