Rahoveci inkuadrohet në Ligën e Parë

Rahoveci është bërë anëtarja më e re e ligës së parë të Kosovës në futboll.

Skuadra në fjalë, në ballafaqimin e sezonit ndaj Bashkimit të Koretinit, fitoi 2:0 dhe kështu e siguroi statusin në një rang më të lartë të garave.

Për vreshtarët ky promovim vjen pas tre stinorëve të kaluar në Ligën e Dytë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kështu, bashkë me Fushë Kosovën, tash edhe Rahoveci ka siguruar Ligën e Parë për stinorin 2021/22.

Burimi i lajmit: Epoka e Re

Author: admin