January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Raporti i BE-së vlerëson “bashkëpunimin konstruktiv” të Kurtit me Dhomat e Specializuara

1 min read

Një raport i Këshillit të Bashkimit Evropian vlerëson “bashkëpunimin konstruktiv”, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Dhomat e Specializuara.

Raporti është përpiluar për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Angazhimi serioz i Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së. Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në këtë raport të siguruar nga Demokracia.com

Po ashtu, gjithnjë sipas raportit vlerësohet edhe gatishmëria e Kosovës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë, kishte kundërshtuar ashpër themelimin e Gjykatës Speciale.

Por, edhe si kryeministër i kishte dalur në mbrojtje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder