Ronaldo falënderon Pirlon pas largimit : Nder të stërvitesha nga ju, mjeshtër

Ylli i Juventusi, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas largimit të Andrea Pirlos nga Juventuesi, transmeton Insajderi.

Ronaldo me anë të një postimi në “Instagram” ka falënderuar  si dhe ka thënë që kishte kënaqësi që ishte stërvitur nga ai.

“Faleminderit mjeshtër, ishte nder të stërvitesha nga ti“, shkruan CR7.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” shkarkuan 42-vjeçarin pas përfundimit të sezonit, duke ndërpre kontratën më të pas një viti.

Klubi italian vendosi të rikthejë Max Allegrin në postin e trajnerit. Ky i fundit drejtoi Juventusin në vitet 2014-2019, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë herë titullin kampion në Itali dhe dërgoi skuadrën dy herë në finalen e Champions League./Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader

Author: admin