January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrahim Tërnava kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës, shkruan Insajderi.

Në një konferencë për media, Hoxhaj është shprehur se Tërnava përfaqëson vlerat e një qeverisje të dinjitetshme.

Sipas tij, nuk ka ndonjë qytet që është ndërtuar dhe degraduar më shumë së Fushë-Kosova.

Fajet e degradimit i pari i PDK-së ia ka hedhur qeverisjes aktuale, të cilën e ka cilësuar “si pa vizion e pa plan”.

“Nuk ka qytet që këto vitet e fundit është ndërtua më shume se Fushë-Kosova dhe nuk ka qytet që është degraduar më shumë. Burimi që është kryetar i kësaj komune është burim i degradimit pa vizon e plan për përmirësimin e jetës në Fushë-Kosovë”, ka shtuar Hoxhaj./Insajderi.com

Burimi nga Insajder