January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrahje mes shtatë nxënësve në Han të Elezit, dy bëhen për spital – Sinjali

1 min read

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë nxënës të dyshuar për përfshirje në një përleshje dje në rrugën “Xhemsedin Suma” në Han të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjalit të dyshuari fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje dhe më pas janë rrahur mes vete.

Për shkak të përleshjes, dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital, kurse dy të të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali