Rrahje në Hanin e Elezit, arrestohen 7 persona – GazetaBlic

Në mëngjesin e djeshëm, Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona.

Të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin