January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rreth tre mijë raste aktive me COVID-19 në vend

1 min read

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë dy mijë e 593 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 375 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 242 pacientë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 102 mijë e 519 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 18 raste të reja, asnjë viktimë dhe 412 pacientë të shëruar.

Burimi i lajmit: Klan Kosova