January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrugëtimi i Chelseat për në finalen e Ligës së Kampionëve – Telegrafi

1 min read

Chelsea ka bërë një edicion fantastik në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Skuadra londineze e nisi me barazim këtë edicion të sivjetmë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.

Chelsea ndodhej në Grupin E së bashku me Sevillën, Krasnodarin dhe skuadrën franceze Stade Rennes.

Nga gjashtë ndeshje sa zhvilluan në fazën e grupeve, Chelsea kaloi si e para me 14 pikë ku mori katër fitore e dy barazime.

Në 1/8 e finales shorti deshi që Chelsea të përballej me Atletico Madrid ku skuadra spanjolle ishte favorite në letë.

Por gjiganti anglez tregoi forcën duke e mposhtur në dy ndeshjet 0-1 dhe 0-2 ku me rezultat të përgjithshëm 3-0 kaluan në çerekfinale.

Edhe në çerekfinale londinezët shkëlqyen pasi eliminuan Porton me rezultat të përgjithshëm 2-1, ku morën fitore si mysafirë dhe u mposhtën si vendas.

Në gjysmëfinale përsëri përballë Chelseat ishte një skuadër madrilene dhe përsëri në dy ndeshje shënuan tre gola.

Skuadra e Thomas Tuchel eliminoi Real Madridin pas barazimit 1-1 në Spanjë dhe me një fitore 2-0 në Londër.

Kësisoj Chelsea në finalen e madhe të Portos, përballet me Manchester Cityn ku synon ta përsërit suksesin e vitit 2012 për ta fituar trofeun. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi