Shalqiri shëron depresionin, plus katër arsye të kënaqeni me të – Kosova Sot

Pak kalori dhe aftësi të fuqishme për hidratim, shalqiri sjell edhe shumë përparësi të tjera për organizmin tuaj. Ekspertët thonë se shalqiri, pos se është i shijshëm dhe me pak kalori, është edhe shumë i shëndetshëm 1. Posedon pak kalori, është hidratues dhe i pasur me vitamina – Një pjesë me shalqi ka vetëm 46 kalori, por përmban rreth 20 për qind të nevojave të organizmit për vitamina A dhe C dhe 5 për qind të nevojave me kalium. 2. Shalqiri pastron gjakun.

A e keni ditur që kjo pemë freskuese dhe e ftohtë mund të ndikojë edhe si tonik i gjakut? Po, shalqiri ka efekt freskues dhe të ripërtëritjes, si dhe ndikon si pastrues i gjakut. 3. Mbrojtje natyrale nga dielli – Shalqiri është i pasur me likopen, e likopeni i ndihmon lëkurës në adaptimin e rrezeve ultravjollcë të diellit, kështu që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës. 4. Shëron depresionin – Shalqiri ndihmon në ngritjen e disponimit dhe me vetë këtë fakt, e ul nivelin e depresionit.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Author: admin