January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shpërthim me eksploziv në Lushnjë

1 min read

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur në në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./TCH

Burimi i lajmit: Klan Kosova